Ndarja nga jeta e Edi Luarasit, Basha: Ndriçoi në skenën shqiptare

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të yllit të kinematografisë shqiptare, Edi Luarasi.

Basha shkruan se e ka trishtuar lajmi, ndërsa shton se aktorja ka ndriçuar skenën në vitet e errëta të komuinizmit.

Postimi i Bashës:

Me trishtim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistes së madhe Edi Luarasi.

Edhe në vitet e errëta të regjimit Edi Luarasi ndriçoi në skenën shqiptare me talentin e saj. As diktatura nuk i’a errësoi dot shkëlqimin edhe pse u detyrua të largohej nga skena.

Kjo ishte beteja e parë që humbi Edi Luarasi, por talenti dhe rolet e saj, qytetaria dhe eleganca që ajo i la vendit si artiste do të mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve.

Ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të afërmit e saj. U prehtë në paqe!/albeu.com


Shtuar 3.12.2021 21:00