Nuhi Zyberaj, aktivist i Partisë Demokratike është ndarë nga jeta.
Publicisti Preç Zogaj ka reaguar pas vdekjes së tij, ku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve, ndërsa shkruan se ishte një prej emigrantëve më aktivë që ndihmoi me përkushtimin e tij ndaj Partisë Demokratike.
Statusi:
Me hidherim te madh mora kete mbremje lajmin e ndarjes nga jeta ne Paris te nje miku shume te dashur, te Nuhi Zyberajt,Nushi, sic e therrisnin njerezit e familjes dhe shoket e tij.
Nushi ishte djali i madh i Dalip Zyberajt, emigrantit politik nga Kukesi, qe ishte arratisur nga Shqiperia dhe vendosur ne Paris ne vitet e para te instalimit te rregjimit komunist ne Shqiperi.
Familja e Zyberajve ne Paris ishte e para qe priti nje delegacion te PDSH ne shkurt te vitit 1991.Shtepia e tyre u be ne vijim nje “ambasade” e PD-se qe priti e percolli drejtuesit kryesore te kesaj partie.Nushi ishte nje prej emigranteve me aktive qe ndihmoi me perkushtim te madh, pa u kursyer, per vendosjen e kontakteve te PD me institucionet, partite dhe liderit politike europiane ne Bruksel dhe Paris.Si shume prej njerezve idealiste, “ushtare te Salamines”, qe vene shpirtin pa rene ne sy, Nushi as e kerkoj, as e mori mbrapsht mirenjohjen per ate qe dha per demokracine ne Shqiperi.
Ajo qe munda te bej une per te, familjen,miqte dhe koleget e tij te emigracionit politik antikomunist ne France dhe Belgjike ishte ta tregoja historine e tyre ne nje kapitull te vecante te librit ” Fillimet”.
Nushi eshte aty.
Dhe doja te ndaja me ju miq ne fb kete informacion te shkurter per Nushin, dhimbjen time per te.
Por dua tu shpreh ngushellimet me te thella, femijeve te tij, Gencit dhe Delvines, nenes se tij, Nexhmijes, bashkeshortes, motrave,vellajt, nipave, mbesave, gjithe njerëzve te tij te dashur qe sot jane ne zi.
Lamtumire, Nush./albeu.com/