Ndalohet kamioni në portin e Durrësit, policia zbulon ilaçe kontrabandë (FOTO LAJM)

Policia Durrës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë në një kamion në Portin e Durrësit.

“Gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919, me drejtues shtetasin me inicialet K.R. rezultoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e pa deklaruar, të cilat u sekuestruan…”

DURRËS– NJOFTIMI I POLICISË:

Strukturat Doganore në bashkëpunim me Policinë Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, gjatë një kontrolli të përbashkët sekuestruan një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.Gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919, me drejtues shtetasin me inicialet K.R. rezultoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e pa deklaruar, të cilat u sekuestruan.Materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.