Ndahet nga jeta personi më i vjetër në botë

Francesca Susano, gruaja që konsiderohej si më e vjetra në botë, ndërroi jetë në moshën 124-vjeçare.

Pas vdekjes së Natabai Tinsi, disa e konsideruan atë si gruan më të vjetër në planet.

Ajo quhej “Nëna Lola” dhe lindi në Filipine, më 11 Shtator 1897. Sipas të afërmve, ajo vdiq më 22 Nëntor, në shtëpinë e saj në Kabankalan, Negros.

Ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes.

Vlerësimi se Francesca Susano ishte gruaja më e vjetër në botë, e lindur në shekullin e 19-të, u bë në Shtator të këtij viti.

“Rekordet Botërore Guinnes” verifikuan dokumentet për ta shpallur zyrtarisht atë personin më të vjetër në botë.

“Lola Iska do të mbetet gjithmonë frymëzimi dhe krenaria jonë”, thuhet në njoftimin e qeverisë filipinase./albeu.com/