Laporta: Jam i bindur se do triumfojmë ndaj Bayern Munich

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është optimist për ndeshjen vendimtare në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Bayern.

Katalunasit rrezikojnë kualifikimin në rast se humbasin ndaj gjermanëve dhe nëse Benfica fiton kundër Dinamos së Kievit.

“Jam i bindur se do fitojnë ndaj Bayern Munich. Nuk është mrekulli, mund të arrihet”, tha shkurtimisht ai.

Ndërkohë, sfida mes Bayern dhe Barcelonës zhvillohet në “Allianz Arena”  më 8 dhjetor në orën 21:00. /albeu.com/


Shtuar 25.11.2021 21:55