Regjisori i njohur Kristaq Mitro është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.
Mitro ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit tonë.
Filmat e tij të realizuar ndër vite kanë mbetur për publikun, ndërsa vlerësimet nuk kanë munguar jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por dhe më gjerë.
Shumë filma të njohur të kinematografisë shqiptare mbajnë emrin e tij si regjisor. Ndër ta edhe Një djalë edhe një vajzë, Duaje emrin tënd, Njeriu i mirë, Nusja dhe shtetrrethimi etj.