Në një deklaratë për shtyp, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, përgjatë gjithë ditëve të festive të fundvitit, garantoi shërbim shëndetësor.
Koçiu prezantoi masat e marra nga Spitali i Traumës.
“Stafet mjekësore do të jenë në gatishmëri në të gjitha spitalet e vendit. Edhe strukturat e sistemit parësor do të jenë në gatishmëri. Janë afro 2 mijë personel që do të jenë në gatishmëri për të shërbyer për çdo nevojë që do të kenë qytetarët.
Kur i referohemi strukturave, Urgjenca është në gatishmëri të shtuar përgjatë fundvitit. Do të doja të bëjë edhe një urim për të gjithë stafin shëndetësore që do të jetë gatishmëri. Gëzuar festat!”, u shpreh ministrja.