NASA do të testojë raketën me energji bërthamore: Atronautët do të shkojnë më shpejt në Mars

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) njoftoi sot bashkëpunimin e saj me Pentagonin për zhvillimin e një rakete me energji bërthamore që do të çojë astronautët në Mars.

Shefi i NASA-s, Bill Nelson, tha se bashkëpunimi me Agjencinë e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes (DARPA) synon të zhvillojë një raketë bërthamore termike shtytëse (NTP), e cila vlerësohet të jetë gati për testim në vitin 2027.

Sipas agjencisë amerikane të hapësirës, ​​raketa me energji bërthamore në fjalë do të jetë 3-4 herë më e fuqishme se ato që përdorin lëndë djegëse konvencionale, raporton albeu.com, dhe do të reduktojë ndjeshëm kohën e udhëtimit në Planetin e Kuq.

“DARPA dhe NASA kanë një histori të gjatë bashkëpunimesh të suksesshme,” tha drejtoresha e kërkimit të Pentagonit, Stephanie Tomkins, duke përmendur raketat Saturn V për misionet e hënës Apollo si shembull.

Zhvillimi i raketës së avancuar “do të jetë kritik për transportin më të shpejtë dhe më të sigurt të pajisjeve në Hënë dhe, më pas, të astronautëve në Mars”, shtoi ai./albeu.com


Shtuar 24.01.2023 22:34