E FUNDIT/ Plagosi 55 vjeçarin me armë zjarri, arrestohet vlonjati i rrezikshëm

Policia ka vënë në pranga një  58-vjeçar në Vlorë pasi dyshohet se ka plagosur një shtetas me armë gjahu.

Policia bën me dije se një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi dyshohet se është autori i plagosjes me armë gjahu të një 55-vjeçari.

Plagosja ka ndodhur në vendin e quajtur “Lumi i Kripës”, në afërsi të fshatit Dëllënjë, ku i lënduar ka mbetur Viktor Hyso, ndërsa dyshohet se autor është 58-vjeçari Sotir Gjonçari.

“Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale u bë e mundur shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit S. Gj., 58 vjeç, banues në Delisuf, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë gjahu çifte, shtetasin V. H., 55 vjeç, banues në Novosel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën,”- njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte, të cilën i prangosuri e kishte me leje. /albeu.com/

 

Shtuar 2.08.2021 11:25