Napoli synon dy yjet shqiptarë në merkaton e verës, shitja e Osimhen është çelësi

Napoli hedh sytë nga lojtarët e rinj dhe dy prej tyre janë shqiptarë. Klubi i Serie A pritet të shesë yllin e saj, Victor Osimhen.

Drejtuesit e Napolit po mendojnë për një sistem të ri pagash, ku vetëm një ose dy lojtarë do të mbipaguhen.

“Gazzetta dello Sport” ndërkohë zbulon edhe emrat që synon të afrojë klubi italian dhe mes tyre janë edhe dy shqiptarë.

Bëhet fjalë për Armando Brojën dhe Kristjan Asllanin. Sulmuesi ka spikatur në Premier League me Southampton, kurse mesfushori tek Empoli në Serie A. /h.ll/albeu.com