Analisti Arjan Curri ka deklaruar se Prokuroria e Kosovës po dyshon se një lidhje jashtëmartesore mund të ketë qenë një ndër shkaqet e vrasjes së Liridona Ademaj nga bashkëshorti Naimi.
“Mua më ndihmon kriminologjia. Pse behët vrasës një njeri, ndër të tjera edhe nga ndikimi edhe i gjinisë. Ai ishte i paburrë nga sfida që mund t’i ketë bërë e shoqja, e cila mund të jetë lidhur me orientimin seksual. Prokuroria në Kosovë po dyshon edhe një trekëndësh dashurie. Gruaja dinte një lidhje biseksualizmi. Dyshohet se ka pasur një marrëdhënie jashtë martesore me një mashkull. Këto nuk janë të miat. Një burrë që vret një grua është i sfiduar. Nuk e kupton, thotë ç’është kjo. Në raste të tjera e kanë vrarë nga frika se do u dilte nami. Këto i çojnë burrat në akte dhune se nuk janë meshkuj. Feminicidit këtë ka. Një rast tjetër është kërcënimi që mund t’i ketë bërë Liridona për çështjen e pastrimit të parave. Mos ndoshta e shoqja dinte ndonjë gjë që i zbulohej dhe e vrau. Mendoj të besoj të parën, por edhe dyta… Edhe nga bota e kafshëve agresiviteti është mes gjinive të njëjta. Bexhet Pacolli mungoi në varrim, mundet që vilën mund tja ketë dhënë ai, prokuroria duhet të hetojë. Pse kumbari nuk shkon në të dy varrimet e liridonës, Kam një arsye pse por nuk e them dot live se kam hall se prish pistat e hetimit.”– u shpreh Curri në Top Story.