Pse mungoi në ceremoninë mortore të Liridonës? Behgjet Pacolli “thyen heshtjen”: E kam njohur personalisht…

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas disa ditësh nga vrasja makabër e Liridona Ademajt prej bashkëshorti i cili kishte inskenuar vrasjen e saj.

Ai ka reaguar përmes një statusi në facebook duke treguar edhe arsyet se përse nuk kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të së ndjerës, si një përgjigje ndaj të gjitha spekulimeve për të. Ndërkohë bëhet me dije se Pacolli ishte edhe ‘Nuni’ i fëmijëve të Liridonës.

“Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike.
Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot.
Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e largët. Familjaret e bashkëpunëtoret e mi vazhdojnë të qëndrojnë afër familjes së Liridonës dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua.
Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë.
U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer”, ka shkruar Behgjet Pacolli.


Shtuar 5.12.2023 20:10