Nga Breçani te Ervin Mata, 11 të arrestuar me urdhër të SPAK! Zbardhen akuzat

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme SPAK, po kryen aksione në disa zona të kryeqytetit, për arrestimin e 11 personave.

Deri tani në pranga ka rënë ish-zv.Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij i madh.

Gjithashtu ka një urdhërarresti edhe për Ervin Matën, personazh i njohur për drejtësinë.

Mata ka qenë i përfshirë në vitin 2018-të në përplasjen me armë në ish-bllok me Ervis Martinajn, ku mbeti i vrarë. Elvis Gaxha.

Është lëshuar urdhër-arresti edhe për shefin e krimeve të Komisariatit numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, si ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Arrestimi i tyre është bërë pas zbërthimit të aplikacionit të SKY ECC.

Akuzat për 11 te dyshuarit janë, pastrim parash grup i strukturat kriminal trafik droge sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokurori i SPAK Vladimir Mara.


Shtuar 20.11.2023 20:22