“Na rrezikohet jeta dhe familja”, miratohet zyrtarisht mbrojtja ndaj prokurorit që hetoi Çapjat

Është miratuar zyrtarisht mbrojtja ndaj prokurorit Ritvan Sukaj, i cili është prokurori që ka hetuar Ardjan dhe Florenc Çapjan.

Sukaj është prokurori që firmosi urdhrin për arrestimin e Ardjan Çapjas. Ky vendim vjen dy ditë pas arrestimit të Ardjan Çapjas dhe shpalljes në kërkim të Florenc Çapjas.

Çapja cilësohet si një nga personat më me ndikim dhe lidhje të fuqishme në qytetin e Elbasanit, si dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Kujtojmë se Kreshnik Ajazi drejtuesi prokurorisë së Elbasanit është marrë në mbrojtje që prej muajit nëntor të vitit 2020, pas ngjarjeve të verës se shkuar ku u pasuan me arrestimin e Erion Alibej.


Shtuar 31.03.2021 10:35