Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitchko ka deklaruar se pas sulmeve të fundit ruse të cilat kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike qytetarët e Kievit i pret një dimër i vështirë. Ai bën të ditur se qeveria ndërkohë po punon që ta bëjë sa më të lehtë jetesën e qytetarëve.
Ai shtoi se duke qenë se forcat ruse kanë vënë në “shënjestër” pikat trategjike të furnizimit me energji elektrike dhe uji qeveria po merr masa për ngritjen e 1000 qendrave që do të shërbejnë si pika ngrohjeje për banorët e Kievit.
“Për shkak të sulmeve me raketa ruse në objektet e infrastrukturës kritike, ne po shqyrtojmë skenarë të ndryshëm të zhvillimit të ngjarjeve. Më e keqja është kur nuk do të ketë fare energji elektrike, ujë dhe ngrohje. Në këtë rast, ne po përgatisim më shumë se 1000 pika ngrohjeje. Qyteti bleu gjeneratorë elektrikë, sigurioi pajisjen me ujë dhe gjithçka të nevojshme që këto pika ngrohje të përdoren nga njerëzit. Do të jeni në gjendje të ngroheni, të pini çaj, të karikoni telefonat dhe të merrni ndihmën e nevojshme”, thuhet në një llogari ukrainase në Twitter.
In case of emergency, Kyiv is getting ready to open around 1000 public points of heating for the city residents, — @Klitschko, the Mayor of Ukraine’s capital.
— Saint Javelin (@saintjavelin) November 1, 2022