“Na lini të jetojmë”, rrëfimi tronditës i nënës: Një nga vajzat e mia mbahet gjallë me oksigjen

Një grua, foshnja e së cilës u evakuua nga spitali al Shifa, është lutur që lufta të përfundojë teksa ka treguar historinë e familjes së saj.

Duke folur me gazetarët në vendkalimin Rafah, Lobna al-Saik, nga Gaza, tha se lindi vajzën e saj 10 ditë para shpërthimit të luftës. Ajo ka lindur para kohe në 27 javë.

“Ajo nuk ishte fare mirë, më 7 tetor duhej të vizitoja vajzën time në spital, ajo kishte disa vështirësi në frymëmarrje, kështu që e vendosën brenda në inkubator që të merrte frymë siç duhet.

Në ditën e tretë të luftës më duhej të ikja nga zona pasi na kishin kërkuar të evakuonim shtëpinë tonë. Sapo e evakuuam shtëpinë tonë, ajo u bombardua. Ne shkuam në jug.

Natyrisht që ajo po qëndronte në al Shifa, nuk e dija që spitali do të ishte në shënjestër.

Në javët në vijim gjendja shëndetësore e vajzës së saj u përkeqësua për shkak të mungesës së ushqimit.

Ajo u kthye për të jetuar me oksigjen, i cili është shumë i rrezikshëm për fëmijët.

Dje më kontaktuan nga spitali, u zhvendosa dhe qëndrova në Der, dhe erdha këtu (Rafah) shpejt dhe na kanë pritur shumë mirë.

Do të doja t’i tregoja botës se këto foshnja janë të pafajshme, janë të parakohshme”.

Lubnasik bëri thirrje të ndalojë lufta dhe t’i lënë të jetojnë.

“Ndalo luftën,” u lut ajo.

“Ne nuk duam asgjë nga askush, ne jemi të përgatitur të jetojmë nën çadrën në shtëpitë tona të rrënuara, vetëm na lini të jetojmë.”


Shtuar 20.11.2023 17:56