Mustafa Nano: Rama nuk i duron dot personat me integritet, ka një shije të pagabuar për të zgjedhur njerëzit e poshtër e pa vlerë dhe për t’i vendosur në poste shtetërore

Analisti Mustafa Nano, shprehet se Edi Rama nuk i duron dot njerëzit me integritet dhe respekt për veten dhe se në poste të rëndësishme shtetërore, ai zgjedh persona që janë të papërshtatshëm.

Sipas Nanos, Rama nuk punon dot me njerëzit që kanë personalitet dhe integritet.

Të lidhura

None found

Ai e shpjegoi këtë duke argumentuar se kryeministri ka një prirje të veçantë në përzgjedhjen e njerëzve që vendos në poste të larta, duke theksuar se, “Rama është i pagabueshëm për të identifikuar kush është i pavlerë dhe për ta marrë poste shtetërore”.

“Unë Shkëlqim Canin nuk e njoh, kam përshtypjen as dorën nuk ia kam dhënë. Por në distancë më ka krijuar përshtypjen që ka një lloj integriteti dhe respekt për vetën, për gjerat që di dhe për mënyrën si është gatuar. Kjo është arsyeja që ai iku apo e largoi Rama. Rama me njerëz të tillë që kanë respekt për veten, Rama nuk punon dot, nuk i duron dot madje. Në vend të tij afroi Arben Ahmetajn, madje jo vetëm që e bëri ministër por edhe zv kryeministër. Këto janë shijet e Ramës, ka shijë të pagabueshme për të gjetur njeriun më të papërshtatshëm.

Ndonjëherë mendoj që sikur Ramës ti duhet të zgjedhë një funksionar të lartë, dhe dikush, një fuqi e mbinatyrshme ti nxjerrë përpara 100 persona dhe ti thotë 99 janë gjeni, i 100 është i pavlerë, merr një dhe zgjidhe ministër, është e sigurt se Rama do ta verë gishtin te i pavleri, edhe pse nuk e njeh. Po të jetë i poshtër, do zgjedhë atë. Ka një shijë të pagabueshme për të identifikuar kush është i pavlerë dhe për ta marrë dhe për ta vënë në një post shtetëror. Është një sjellë që e kanë pasur të gjithë udhëheqësit shqiptar, por Rama e ka çuar në një nivel stratosferik”, tha Mustafa Nano në programin e tij Arnautistan.


Shtuar më 28.09.2026 09:09

sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet