Murseli optimist për fitoren në Tetovë: Qytetarët e duan ndryshimin dhe ndryshimi do të vijë

Kandidati i opozitës shqiptare për Komunën e Tetovës është shprehur pozitiv për fitoren në zgjedhje.

Gjatë momentit që ka votuar, ai është shprehur se qytetarët e duan ndryshimin dhe ndryshimi do të vijë.

Gjithsesi gara në komunat me shumicë shqiptare mbetet e fortë dhe ngelet për t’u parë se nga do të anojë fitorja.

“I përshëndes qytetarët, dalin sa më masovikisht dhe ta votojnë ndryshimin. Është evidente se qytetarët e duan ndeyshimin dhe besoj se ndryshimi do të vijë”, tha Murseli./albeu.com