Maturantët kanë një mundësi të dytë duke nisur nga data 7 deri në 9 korrik për të plotësuar formularët A1/A1Z.
Kjo pas kërkesave të shumta të të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z.
Emanuela Sulçaj, Mbikqyrëse e Maturës Shtetërore, gjimnazi “Çajupi”:
Në këto dy data kemi aplikime A1/A1Z, që do të thotë është formulari I parë I aplikimit, pra i hyrjes së maturantit në sistem. Ky është aplikimi fillestar, që bën çdo maturant, që do të aplikojë më pas në formularin A2 për fakultet.
Kjo vlen për ish maturantët që kanë mbvaruar shkollën vite përpara, por nuk kanë aplikuar për fakultet.
Aplikimi funksionon si vijon: Mjafton të logohemi me kredencialet tona në eAlbania, dhe më pas na shfaqet një sitem i tillë, ku shumica e pyetjeve të këtij formulari janë të plotësuara, mbeten vetëm disa rubrika për t’u plotësuar. Mbasi klikoni “Dergo” automatikisht në telefonin e aplikantit vjen mesazhi që aplikimi u krye me sukses, paraqituni në shkollë për të përfunduar aplikimin.
Maturantët që kanë përfunduar maturën këtë vit, por gjithashtu edhe ish maturantët të tjerë të cilët gjatë vitit, në datat kur ne na është hapur sistemi që mund të ketë qenë në janar ose në mars 2021, që ne kemi bërë aplikime të tjerë, që e kanë përfunduar formularin A1, tani mund të vazhdojnë me proceduart për formularin A2. I cili konsiston fillimisht në shkarkimin e faturës që kryhet në portalin UAlbania.
Pas datën 28 korrik, nga data 29 deri në 3 gusht, kanë mundësinë e plotësimit të formularit A2, që konsiston në formularin e përzgjedhjes së degëve për fakultet. /tch