Kanadaja do të heqë të gjitha kufizimet e vendosura për të luftuar përhapjen e Covid-19 për udhëtarët që nga 1 tetori, si dhe kërkesat për testim, karantinë dhe izolim, sipas një njoftimi të qeverisë.
Udhëtarët, pavarësisht nga kombësia, nga e shtuna nuk do të kenë nevojë të dorëzojnë dokumentat shëndetësore përmes aplikacionit ArriveCAN ose të tregojnë një certifikatë vaksinimi.
Sipas njoftimit, do të hiqet edhe kërkesa që udhëtarët të mbajnë maska në avionë dhe trena.