Mund ta kalojë vendin në një nivel tjetër, Rama tregon ku është zbuluar “ari i zi”

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me dhomat e biznesit, ka zbuluar se vitin e ardhshëm pritet që të dilet në përfundimin për naftës dhe gasin e zbuluar në Shpirag të Beratit.

Rama shton se nëse ky prodhim do të jetë komercial  at herë do të flasim për një tjëtër Shqipëri dhe një tjetër fuqi ekonomike në rajon, por kjo është ende e pasigurtë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nëse viti i ardhshëm do na sjellë lajmin që nafta e dhe gazi të zbuluar në Shpirag janë komerciale atëherë do flasim për një tjetër Shqipëri, fuqi ekonomike në këtë rajon, por kjo është ende e pasigurt. Sasia e naftës dhe gazit është gjetur, cilësia është më e lartë botërisht, problemi është te komercializimi i saj./albeu.com


Shtuar 9.09.2022 11:49