Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme për një vizitë në familjen e 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha.
Kjo është hera e katërt që kryeministri viziton familjen Rasha pas vrasjes së djalit të tyre nga efektivi i forcave Shqiponja Navaldo Hadderaj.
Ekipi i kryeministrit nuk ka zbuluar cila është arsyeja e kësaj vizite.