“Mu rikthye jeta”, Johnny Depp reagon pasi fitoi gjyqin me ish-gruan

Aktori i njohur Johnny Depp ka reaguar pasi fitoi gjyqin me ish-bashkëshorten e tij, Amber Heard.

Përmes një postimi në Instagram, aktori shprehet se ndihet i lehtësuar që e vërteta ka dalë në dritë.

“Gjashtë vite më parë, jeta ime, jeta e fëmijëve të mi, jeta e njerëzve më të afërt me mua, por edhe jeta e njerëzve që më mbështetën për shumë e shumë vite dhe besuan në mua, ndryshoi përgjithmonë. Gjithçka sa hap e mbyll sytë. Nëpërmjet mediave ndaj meje u bënë akuza të rreme, shumë të rënda dhe kriminale, të cilat shkaktuan një breshëri të pafund përmbajtjesh urrejtjeje, megjithëse nuk u ngrit asnjë akuzë kundër meje”, është shprehur Depp./albeu.com/


Shtuar 1.06.2022 22:34