Një vajzë e vogël vetëm 5 vjeç, për arsye ende të panjohura po ecte në parvazin e një pallati në katin e pestë. Britmat e njerëzve që e kishin pikasur ishin të kota, ajo ra dhe një i ri që po kalonte poshtë arriti ta kapte dhe ta shpëtonte nga vdekja.
Ngjarja ndodhi në një pallat në via Nizza 389, në Torino pak para orës 11.00. Karabinierët dhe punonjësit e shëndetësisë mbërritën në vendngjarje dhe panë vogëlushen, të kthjellët dhe të vetëdijshme, pavarësisht “fluturimit” prej disa kateve.
Alarmi fillimisht është ngritur nga një qiramarrës i pallatit përballë i cili tërhoqi vëmendjen e një kalimtari duke parë vogëlushen në një situatë të rrezikshme.
“Po kalonim në këmbë. Dëgjuam një djalë që bërtiste nga ballkoni i pallatit përballë i cili i thoshte vogëlushes të qëndronte pa lëvizur“, thotë Gloria Piçolo, e dashura e Mattia Aguzzi, 37 vjeç, burrit që i shpëtoi jetën.
“Vajza e vogël ishte ulur në parvaz. Unë u përpoqa të alarmoja të gjithë në ndërtesë për t’i bërë të ditur se kishte një vajzë të vogël në parvaz, por kur u ktheva, vajza e vogël ishte tashmë poshtë dhe Mattia e kishte kapur. Ai ra në gjunjë. Ajo filloi të qajë dhe në atë moment ne i thamë: Është gjallë”.
Gloria është ende e emocionuar kur flet. “Mattia është një superhero. Ai punon në palestër, punon si nëpunës. Ai është mirë, tani po e vizitojnë”.
Mattia ndoqi skenën nga poshtë derisa vogëlushja humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Ai e kapi atë në fluturim, duke e zbutur rënien e saj. Ata të dy janë mirë. Edhe ai u dërgua në spital për analiza, në CTO. Vajza e vogël ndodhej në shtëpi me prindërit e saj në momentin e rënies./Albeu.com