Ishte një javë para Krishtlindjeve të vitit të kaluar kur Serhiy Sydorenko iu nënshtrua një operacioni korneal në syrin e tij të djathtë, një operacion i ndërlikuar që, nëse do të ishte i suksesshëm, do t’i jepte fund më shumë se tre dekadash verbërisë për 56-vjeçarin ukrainas.
Kur infermieret hoqën për herë të parë fashat disa orë pas operacionit, gjithçka që mundi të shihte ishte dritë. Dritë e fortë, sikur dikush po drejtonte prozhektorë drejt fytyrës së tij…
Disa orë më vonë ata i hoqën përsëri fashat dhe Serhiy mundi të dallonte përciptazi fytyrën e një infermiereje. Të nesërmen në mëngjes, kirurgu që e kishte operuar I bëri një vizitë duek hequr fashat përsëri.
Për herë të parë, prej shume vitesh martëse, ai pa aty bashkëshorten e tij, si dhe mjekun që ndodhej në dhomë,
I pushtuar nga emocionet, ai përsëriti një frazë të vetme: “Unë mund të shoh!”
Ishte një moment që e kishte ëndërruar prej 36 vitesh.
Serhiy humbi shikimin në një aksident gjatë stërvitjes së tij ushtarake në ushtrinë sovjetike në vitin 1986. Ai u martua me Tamarën në 1991. Më vonë, ai u bë një atlet i suksesshëm i xhudos, duke fituar medaljen e bronztë Paraolimpike në 2008.
Gjatë gjithë atyre viteve Serhiy ndihej i dashur dhe i mbështetur, por edhe se diçka i mungonte jetës së tij. Kur udhëtoi globin për xhudo, nuk i pa vendet që po vizitonte.
Ai dhe Tamara rritën një djalë dhe një vajzë në moshë madhore, por ai nuk i kishte parë kurrë fytyrat e tyre.
Kur Rusia nisi luftën e saj në shkallë të gjerë kundër Ukrainës vitin e kaluar, çifti u largua nga qyteti i tyre i lindjes Zhytomyr, në perëndim të Kievit dhe u transferua në qytetin polak të Poznanit me vajzën e tyre, Margarita.
Atje, Serhiy dëgjoi për një profesor që kryente transplantim kornee në Katoëice.
Pas disa ditësh shtrimi në spital, Serhiy u zgjua në mëngjesin e 24 dhjetorit me shikimin në syrin e tij të djathtë të rikthyer plotësisht.
“Ishte një mrekulli e Krishtlindjeve,” thotë ai, duke kujtuar darkën gati një vit më vonë.