Mozzik ironizon darkën mes Kurtit dhe Vuçiç: Kanë ngrënë suxhuk bosnjeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mbrëmë është shfaqur bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç  dhe emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçakun.

Pas fotos së tyre duke darkuar, reagimet në rrjet kanë qenë të shumë. Mes personazheve publike, në sy ka rënë dhe një koment nga këngëtari i njohur Mozzik.

Ai ka ironizuar lidhur me darkën duke  komentuar në statusin e gazetarit Valon Syla.

“Suxhuk t’bosnjes kishin honger plluuSs”, ishte komenti i reperit Mozzik.


Shtuar 5.05.2022 09:25