Mozzik dhe Rama bëhen bashkë: Strategu më i madh dhe i mençur i gjeneratës sime (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama dhe këngëtari i njohur Mozzik, janë bërë bashkë dhe kanë shkrepur një fotografi.

Ai e ka cilësuar Ramën si strategun më të mençur dhe të madh të gjeneratës së tij.

“Mendimet dhe pëlqimet për njerëzit në politikë gjithmonë i kemi të llojllojshme. Por, strateg më të madh e të mençur se Edi Rama, të paktën gjenerata ime nuk e ka mbërritur. Qe thojnë do pleq: I përpiktë”, ka shkruar reperi i famshëm krahas fotografisë.

Kujtojmë se Mozzik ka treguar shpeshherë mbështetjen për politikanë të caktuar por së fundmi ai nuk ka kursyer lëvdatat dhe për kreun e qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.