40-vjeçari që mbeti i dëmtuar nga aksidenti në Tiranë, nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital. Lajmin e bën të ditur Policia përmes një komunikate zyrtare. Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur rreth një orë më parë, ku motori me drejtues 40-vjeçarin është përplasur me betonierën. Përplasja ka qenë aq e fortë, sa motori u nda në dy pjesë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç, ju informojmë se:
Si pasojë shtetasi E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital./albeu.com