Moti sjell probleme në qarkullimin rrugor, ARRSH: Ku duhet të lëvizni me zinxhirë (FOTO LAJM)

Moti i keq ka sjellë probleme me qarkullimin e automjeteve në disa akse kryesore të vendit.

Lajmin e bën të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili pohon se probleme janë hasur në aksin Bajram Curri-Valbonë dhe Berat-Çorovodë, ku ka pasur rënie gurësh dhe inertesh.

Ndërkohë në Valbonë, duke filluar nga km 18 po bien reshje bore. ARRSH bën me dije se qarkullimi vazhdon pa probleme megjithatë drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Vazhdojnë reshjet. Në aksin Bajram Curri-Valbonë dhe Berat-Çorovodë ka pasur rënie të shumta gurësh dhe inertesh të cilat janë pastruar nga kontraktori dhe qarkullimi kryhet normalisht

Në Valbonë duke filluar nga km 18 po bien reshje bore, rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa probleme. Drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë”, thuhet në njoftimin e ARRSH./albeu.com/