Moti i keq shtyn “Festën e Lakrorit” në Korçë

“Festa e Lakrorit”, e planifikuar për t’u mbajtur pasditen e nesërme në fshatin Polenë të Korçës është shtyrë, për t’u mbajtur të shtunën e ardhshme, datë 12 Gusht.

Vendimi është marrë nga Bashkia e Korçës për shkak se këtë fundjavë është parashikuar nga meteorologët që të ketë reshje shiu. Shpresojmë që mos ketë reshje shiu fundjavën tjetër, pasi bashkisë do i duhet ta shtyjnë sërish


Për shkak të reshjeve të shiut, të cilat do të përfshijnë të gjithë territorin e Shqipërisë ditën e nesërme, Festa e Lakrorit e planifikuar për datën 5 gusht, do të zhvendoset të shtunën e ardhshme në datë 12 GUSHT. Ju mirëpresim!” – thuhet në njoftimin e Bashkisë së Korçës.


Shtuar 4.08.2023 21:00