Moti i keq përmbyt Shkodrën, presidenti Begaj bisedë telefonike me prefektin Majlinda Angoni

Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bajram Begaj në një telefonatë me Prefekten e Shkodrës Znj. Majlinda Angoni u informua në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq në Qarkun Shkodër.

Veçanërisht ai shprehu shqetësim për ngjarjen e rëndë në Malësinë e Madhe, ku ujërat e rrëmbyera kanë marrë para makinën me tre persona në të dhe për fat të mirë me ndihmën e një banori të zonës ka arritur të shpëtojë vajza. Presidenti i Republikës i shpreh mbështetjen kësaj familjeje.

Njëkohësisht Presidenti Begaj inkurajoi dhe mbështeti forcat Renea, ato të emergjencave civile, si dhe Forcat e Armatosura të cilat ndodhen në vendngjarje në kërkim të babait e djalit, por gjithashtu kërkoi përpjekje maksimale për të ndihmuar çdo familje në rrezik nga ky mot ekstrem.


Shtuar 20.11.2022 17:17