Qyteti i Vlorës është përfshirë ditën e sotme nga moti i keq, ndërsa era e fortë bregdetare vijon me një shpejtësi rreth 15 metra për sekondë.
Si pasojë e erës së fuqishme, në det janë krijuar dallgë të larta që arrijnë deri në 1.5 metra. Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë bërë që mjetet e peshkimit dhe ato lundruese të mos dalin në det, duke e mbajtur lundrimin e tyre të pezulluar.
Ndërkohë, edhe trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk do të lundrojë, pasi forca e detit është në rritje, duke sjellë pezullimin e udhëtimit.
Aktualisht, trageti po qëndron në det të hapur për të shmangur përplasjet e mundshme me kalatat e portit detar.
