Gjatë ditës së nesërme, për shkak të motit të keq pritet të pezullohen lundrimet me traget drejt Italisë.
Nëpërmjet një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme Detare thekson se mjetet e vogla lundruese duhet të kenë kujdes edhe gjatë ditës së sotme.
Njoftimi:
Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 30-01-02.12.2023.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 30-01-02.12.2023 duke filluar nga ora 16:00 datë 30.11.2023 ne drejtimin JUG-JUG-LINDJE deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra.
NJOFTOHEN DREJTUESIT E MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE ME QËLLIM PARANDALIMIN E SITUATAVE DHE INCIDENTEVE DETARE GJATË DATAVE 30-01-02.12.2023.
-Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën e Vlorë-Brindisi-Vlorë diten e sotme do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.Neser do te pezullohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
-Anija e linjes Durres-Ankona -Durres do operoje normalisht.
-Anijet e linjes Durres -Bari -Durres diten e sotme do te operojne normalisht. Diten e neserme do te pezullohen ne te dyja drejtimet.
-Anijet e linjes Sarande-Korfuz-Sarande operojne normalisht.
-Per çdo ndryshim te mundshem do te njoftojme.
-Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 02.12.2023.