Moti i keq do të përfshijë vendin, ndalohet lundrimi i varkave për tre ditë në Vlorë

Pritet që moti i keq të përfshijë mbarë vendi dhe kjo ka bërë që të ndalohet lundrimi i varkave dhe peshkarexhae në Vlorë për disa ditë.

Për shkak të motit të keq është e ndaluar që të jepen leje nisje mjeteve të vogla lundurese, konkretisht nga ora 12.00 e datës 20 nëntor deri më 18.00 të datës 23 nëntor.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

E plotë:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuar gjatë datave 20-23.11.2024 !

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 20-23.11.2024, duke filluar nga ora 12:00 e datës 20, në drejtimin JUG-JUG-PERËNDIM dhe VERI-VERI-PERËNDIM, në forcën deri 6-7 bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.ËSHTË NDALUAR PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 12:00 DATË 20.11.2024.

2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARRIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 23.11.2024”.


Shtuar 19.11.2024 17:41

Tags: ,