Stuhia dhe era e pasdites së sotme ka shkaktuar dëme në serrat e afro 20 fermerëve në Suk2 të Roskovecit.
Siç shihet dhe nga pamjet, era e fortë ka shqyer plastmasin që mbulon serrat, ka shtrembëruar hekurat e tavaneve dhe ka thyer e rrëzuar bandierat që shërbejnë për mbajtjen e tyre.
Moti i keq ka shkaktuar dëme edhe në sera të zonës Suk1, Arapaj të Roskovecit.
Kujtojmë se moti i keq përfshiu vendin sot, ndërsa gjatë pasdites reshjet janë ndërprerë në të gjithë vendin.
Dita e diel do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/s.