Moti dhe stina pa lidhje mes tyre/ Nëntori nis me temperatura të larta, në fundjavë do të arrijnë deri në 26°C

Kjo fundjavë, e cila përkon edhe me nisjen e muajit nëntor, do të jetë e ngrohtë dhe me temperatura deri në 5 gradë mbi vlerat mesatare të muajit.

“Të shtunën dhe të dielën termometri në disa zona do të ngjitet në 26 gradë Celsius, temperatura këto shumë të larta. Nëse do të bënim një krahasim me tetorin, janë rreth 5-6 gradë më të larta se ç’duhet të jenë. Parashikohet që të dielën në mbrëmje të kemi zhvillim të vranësirave duke bërë që java tjetër të nisë disi më e paqëndrueshme”, u shpreh Lajda Porja.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, ndryshe nga tetori, nëntori pritet të jetë një muaj i thatë.

“Muaji nëntor, i cili duhej të ishte në fakt i lagësht, pasi është ndër muajit më të lagësht të klimës shqiptare, parashikohet të jetë relativisht i thatë. Pjesa e parë e nëntorit, deri më 14-15 nëntor, do të ketë reshje, por shumë të pakta dhe parashikohet të ketë më shumë ditë me diell”, tha Porja për Klan News.

Në fundjavë, temperaturat pritet të arrijnë deri në 26 gradë Celsius.


Shtuar 31.10.2025 22:02

Tags: , ,