Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Dita e enjte do të jetë me mot të paqëndrueshëm!

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Hera herës reshje shiu në formën e shtrëngatave.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në mbrëmje reshje shiu vetëm në veriperëndim të vendit.

Era nga kuadrati i jugut, deri në 14 m/s.

Deti – Valëzim deri në 3-4 ballë.


Shtuar 12.03.2025 16:56

Tags: ,