Mot i keq në Qarkun Elbasan: Rreth 1500 abonentë pa energji elektrike

Reshjet intensive të borës dhe era e fortë kanë krijuar probleme në disa zona të Qarkut Elbasan, veçanërisht në fshatrat e Bashkive Librazhd dhe Prrenjas. Temperaturat kanë rënë deri në -5°C, ndërsa trashësia e dëborës në disa vende ka arritur deri në 20 cm.

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, rrugët kryesore janë të kalueshme. Aksi nacional Librazhd-Peshkopi dhe Përrenjas-Qafë Thanë nuk paraqesin probleme për qarkullimin, pasi nuk ka prani të dëborës.

Megjithatë, moti i keq ka shkaktuar defekte në rrjetin elektrik, duke lënë rreth 1500 abonentë pa energji. Zonat më të prekura përfshijnë:

Fshatrat e Peqinit: Përparim e Bicaj

Fshatrat Skroskë dhe Peshtan

Fshatrat e Librazhdit: Zgosht, Qarrishtë, Stërblevë dhe Lunik

Fshatrat e Elbasanit: Zavalinë, Pashtresh dhe Seltë


Shtuar 1.12.2024 21:28

Tags: , ,