Përgatitjet janë duke u zhvilluar në Sheshin e Kuq të Moskës për një ceremoni madhështore për të zyrtarizuar aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia.
Zona është mbyllur për vizitorët dhe turistët për punimet dhe mund të shihet një skenë, ekrane gjigante video dhe tabela të cilat lexojnë, “Donestsk, Luhansk, Zaporizhzhia, Kherson – Rusi”, duke deklaruar përfshirjen e rajoneve në territorin rus.
Në Sheshin e Kuq është planifikuar edhe një koncert pop.
Zëdhënësi i Vladmir Putinit, Dmitry Peskov ka thënë se presidenti rus do të nënshkruajë dokumentet e anëtarësimit në një sallë të zbukuruar të Kremlinit, do të mbajë një fjalim dhe do të takohet me krerët e Republikës Popullore të Donetskut dhe të Republikës Popullore të Luhanskut të vetëquajtur nga Rusia, si dhe liderët e instaluar nga Rusia, të pjesëve të Khersonit dhe Zaporizhzhisë që pushtojnë forcat ruse.
Peskov nuk tha nëse Putin do të marrë pjesë në festimin e Sheshit të Kuq, pasi ai bëri një event të ngjashme në vitin 2014 pasi Rusia shpalli se kishte aneksuar rajonin e Krimesë të Ukrainës, megjithatë, lideri rus pritet gjerësisht të jetë atje.
Pas njoftimit se Rusia do të aneksojë zyrtarisht 4 rajonet e pushtuara ukrainas, presidenti i SHBA-ve, Jie Biden ka dalë sërish me një reagim, duke kritikuar “të ashtuquajturin referendum” të Rusisë.
Biden tha se rezultatet e “referendumeve” të Rusisë “janë prodhuar në Moskë”.
Ai shtoi se “Shtetet e Bashkuara kurrë, kurrë, kurrë nuk do të njohin pretendimet e Rusisë mbi territorin sovran të Ukrainës”.
SHBA dhe aleatët e saj kanë premtuar të miratojnë edhe më shumë sanksione sesa kanë vendosur tashmë kundër Rusisë dhe të ofrojnë miliona dollarë në mbështetje shtesë për Ukrainën.
Një reagim ka ardhur dhe nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve rusë që jetojnë në Rusi që të ndalojnë presidentin e tyre Vladimir Putin.
“Do të duhet të ndaloni atë (Putinin) në Rusi që do luftën më shumë se jetën, jetën tuaj”, tha presidenti ukrainas.
Banorët kanë marrë pjesë në një votim që zyrtarët e instaluar nga Rusia po e thërrasin një referendum, por që është dënuar gjerësisht nga qeveritë perëndimore./albeu.com