Policia britanike ka nxjerrë një njoftim, në të cilin kanë kanë shpallur në kërkim një 39-vjeçar shqiptar.
Shqiptari akuzohet për një sulm ndaj një burri në zonën Pier Road, Erith.
Bëhet fjalë për Jeudevnik Selim Ahmati, i cili është me origjinë nga Shqipëria dhe përshkruhet si person me trup mesatar me theks europianolindor.
Ai njihet që frekuenton rregullisht dyqanet e basteve dhe ka lidhje me zonat Bexley, Orpington dhe Greenwich.
“Nëse shihet Selim-Ahmati nuk duhet të afrohet, përkundrazi njerëzit duhet të telefonojnë menjëherë 999. Kushdo që ka ndonjë informacion i kërkohet të telefonojë policinë në numrin 101 ose të kontaktojë përmes Twitter”-thuhet në njoftimin e publikuar nga policia londineze./albeu.com