Mos e bëni këtë gabim, ekspertja zbulon arsyen përse nuk duhet t’i shkulni kurrë thinjat që iu dalin në kokë

E keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen “sa herë që hiqni një thinjë nga floku, aq më shumë do të rriten në vendin e saj”? A është e vërtetë një gjë e tillë? Mesa duket, shkulja e atyre fijeve gri nuk është një ide e mirë, por kjo jo për faktin se do të dalin më shumë.

“Do të doja që kjo të ishte e vërtetë, sepse atëherë ne mund t’i ndihmonim njerëzit në këtë pikë, por jo”, tha Mirza Batanovic, drejtore e një marke profesionale të kujdesit të flokëve.

“Shkulja e një fije floku nuk rrit më shumë fije të tjera dhe është një ide që nuk ka bazë në shkencë. Është normale të humbasësh deri në 159 qime në ditë, por nuk është se të gjitha këto që ikin nxisin skalpin të krijojë fije të reja flokësh”, ka shtuar ajo.

Po ç`ndodh atëherë dhe pse nuk duhet të tërhiqen fijet vetë?

Në çdo fije floku që heq, atë thinjën që të bezdis, do të bëhet një cikël pushimi prej tre muajsh, derisa ta dalë sërish. Pas moshës 20 vjeç, ciklet janë më të gjata, arrijnë deri në 5 vjet. Pra një fije e hequr do të ridalë shumë vonë dhe kështu rrezikon të kesh gjithmonë e më pak flokë. Për më tepër, me kalimin e moshës çdo fije që del është më e brishtë dhe më e hollë. Edhe tek fatlumët që kanë flokë të shëndoshë në rininë e hershme.

“Duke shkulur flokët, ju mund të traumatizoni gjithashtu gjëndrën e flokëve, gjë që mund të çojë në infeksion apo edhe njolla tullace” paralajmëron Jennifer Korab./albeu.com