Morën peng burrë e grua në Peqin, dalin detajet nga arrestimi i Seit Manahasasit

Ditën e sotme policia ka vënë në pranga Seit Manahasasin i cili ka mbajtur peng dhe ka dhunuar pranë bizesnit të tij një burrë dhe një grua.

Sipas versionit zyrtar të policisë, me dhunë Seiti në bashkëpunim me një shtetas tjetër u kanë marrë me anë të dhunës 12.000 lekë, ndërsa i kanë shantazhuar për t’i marrë 20 mijë euro.

Njoftimi i Plotë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Poligoni”.
Operacioni nga DVP Elbasan dhe Renea.
Vihet në pranga njëri nga autorët që i hoqën lirinë dy shtetasve, shpallet në kërkim bashkautori.
Specialistët për Hetimin e Krimit Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas denoncimit të marrë nga shtetasi G. M. dhe shtetasja F. D. se në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë një poligoni inertesh. ishin kapur dhe mbajtur peng nga dy shtetas, të cilët i kishin kërcënuar dhe keqtrajtuar ata për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Mbi bazën e provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua nga DVP Elbasan dhe Renea, operacioni policor i koduar “Poligoni”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua shtetasi:
S. M., 38 vjeç, banues në Peqin.
Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. M., 37 vjeç, banues në Peqin.
Arrestimi i shtetasit S. M. dhe shpallja në kërkim e bashkautorit tjetër, shtetasit K. M., u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit G. M. dhe shtetases F. D., dhe nëpërmjet dhunës iu kanë kanë marrë 12.000 lekë.
Njëkohësisht i kanë kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20.000 eurosh.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënje pasurie”,  “Vjedhja me dhunë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim.


Shtuar 22.05.2021 21:27