Monika Kryemadhi ka shpërndarë në rrjete sociale një reagim të ish-deputetes së LSI-së, Miranda Pira, e cila ka shprehur mbështetjen e saj për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Unë nuk i braktis kurrë njerëzit, sidomos kur ata janë në momentin më të vështirë të jetës së tyre. Po, mund të kem mendim ndryshe, diskutime dhe debate por qëndrimi im ndaj tyre bazohet në parimin e mirënjohjes, qëndrueshmërisë dhe sakrificës, no matter ëhat! Këto përmblidhen në atë që quhet karakter dhe kjo qëndron për çdo marrëdhënie njerëzore që unë ndërtoj. Me ty Ilir Meta, në çdo hap dhe në çdo sfidë”, është shkrimi i Rirës, të cilin e ka publikuar edhe Kryemadhi.