Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e “detyrimit të paraqitjes”

Këtë të hënë, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs. Kryemadhi kërkon heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Rekursi është dorëzuar nga avokatët mbrojtës të Kryemadhit.

Kryemadhi po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Rekurs në Gjykatën e Lartë, dorëzoi javën e kaluar edhe ish-bashkëshorti i Kryemadhit, presidenti i PL, Ilir Meta. Meta ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024, ndërsa SPAK ka vendosur ndaj tij masën “arrest me burg”, masë e cila është lënë në fuqi nga shkallët e gjyqësorit.