Momenti kur një person nxjerr automatikun nga makina dhe qëllon pa mëshirë drejt njerëzve në trotuar (VIDEO)

Një person i armatosur në SHBA ka hapur zjarr drejt një grupi njerëzish që po qëndronin në trotuar duke shkaktuar terror.

Ngarja e ndodhur në Filadelfia, u fiksua nga kamerat e sigurisë. Mediat vendase shkruajnë se një person, i cili ndodhej në makinë, nxori armën dhe qëlloi drejt personave në trotuar, nga të cilët një mbeti i vdekur dhe 5 të tjerë u dëmtuan.

Videoja e publikuar nga policia e Filadelfias tregon momentin e terrorit në rrugë, ku personi i armatosur godet të rinjtë plot 24 herë. Viktima u identifikua nga policia si Steven Jones, 26 vjeç. Personat e tjerë të dëmtuar ishin të rinj nga mosha 19 deri në 28 vjeç. Ata u transportuan menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikuar për jetën./albeu.com


Shtuar 23.09.2021 19:34