Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Liza Gashi, reagoi ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë një aktiviteti zyrtar të Komisionit Evropian në Bruksel, duke e quajtur atë të papranueshëm dhe paradoksal.
Sipas Gashit, një këngë që përcjell pretendime territoriale ndaj Kosovës nuk duhet të këndohet në një veprimtari të organizuar për promovimin e vlerave evropiane, bashkëjetesës dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Të lidhura
None found
Ajo vuri në dukje kontrastin mes thirrjeve për paqe dhe simboleve që, sipas saj, e dëmtojnë atë. Gashi rikujtoi se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ndërsa theksoi se sovraniteti, integriteti territorial dhe dinjiteti i saj nuk mund të negociohen, sidomos në institucionet evropiane.
Gashi kërkoi që Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, të japin sqarime dhe të marrin përgjegjësi.





