Teksa lufta në Ukrainë po vijon në muajin e katërt të saj, duket se luftime të ashpra po vijojnë në disa zona të vendit.
Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë momentin kur një kolonel rus rrëzohet me helikopterin e tij pasi u godit me një raketë ukrainase.
Në videon e publikuar nga Daily Mail duket momenti kur helikopteri i kolonelit, përplaset në tokë pasi goditet nga raketa ukrainase.
Koloneli Sergey Gundorov, 51-vjeç u godit nga forcat ukrainase në afërsi të Volnovakha në Donbas.
Helikopteri i tij Mi-35 shpërtheu në ajër, dhe pasi u rrëzua në tokë krijoi një shpëthim të fuqishëm.
Megjithatë një helikopter tjetër i ushtrisë ruse që ishte duke shoqëruar kolonelin, arrin t’i shmanget raketave të forcave ukrainase.
Gundorov ishte koloneli i 55-të i njohur i ushtrisë ruse që u vra gjatë luftës në Ukrainë. Ai ishte i afërt me presidentin rus Vladimir Putin. Ai thuhet se vdiq me 16 Qershor por tani është konfirmuar.