Moment kulminant gjatë ndeshjes, Endri Çekiçi i dedikon golin Megi Pojanit në stadiumin turk (VIDEO)

Prej disa kohësh, po përflitet se moderatorja Megi Pojani është në një lidhje me futbollistin Endri Çekiçi.

Ndonëse, asnjëri prej të dyve nuk e ka konfirmuar, detajet kanë thënë të kundërtën. Dyshja herë pas here janë shfaqur në ambiente të përbashkëta, si nga pushimet, ashtu dhe në restorante të ndryshme.

Së fundmi, duket se një gjest i Endrit ka vulosur romancën e dyshes. Mesfushori nga Pogradeci ka shënuar gol në kampionatin turk me fanellën e Konyaspor dhe në stadiumin e tejmbushur është drejtuar nga tifozët. Në rreshtin e parë është parë Megi, e cila e ka mbështur partnerin gjatë gjithë ndeshjes.

Ky moment nuk i ka shpëtuar syve të shikuesve, të cilët kanë vulosur lidhjen e tyre të dashurisë.


Shtuar 16.09.2022 23:07