Deri në mars, Moderna Inc mund të ketë një dozë përforcuese të vaksinës së saj Covid-19, duke synuar në mënyrë specifike variantin Omicron, tha sot presidenti i saj.
Steven Hogg thotë se beson që vaksinat përforcuese që mbartin gjene që synojnë në mënyrë specifike mutacionet në Omicron janë mënyra më e shpejtë për të adresuar një reduktim të mundshëm të efektivitetit të vaksinës.
“Ne kemi filluar tashmë këtë program”, tha ai për Reuters.
Kompania po punon gjithashtu për të zhvilluar një vaksinë shumëvalente që do të synojë deri në katër variante të SARS-CoV-2, duke përfshirë Omicron. Por do të duhen edhe shumë muaj për t’u përgatitur, shtoi Hogg./albeu.com