Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, Telat Xhaferi: Çfarë ndodh nëse nuk votohet

VMRO-DPMNE-ja para dy dite dorëzoi në Kuvend nismën për votimin e mosbesimit ndaj qeverisë, në Maqedoninë e Veriut.

Nisma u dorëzua në orën 14:30, afat ky i dhënë nga kreu i opozitës Hristijan Mickoski, pasi Zoran Zaev nuk depozitoi në Kuvend dorëheqjen e paralajmëruar nga funksioni i kryeministrit.

Nisma është nënshkruar nga 61 deputetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës, Lëvizjes Besa dhe partisë “E Majta”.

Kreu i Parlamentit Talat Xhaferi, ka sqaruar dje në “CLickPlus” në TV21, procedurën.

Xhaferi tha se nëse dështon nisma për mocion të mosbesimit ndaj qeverisë gjatë ditës së enjte, në rast të nevojës për nismë tjetër, do të duhet të pritet edhe 90 ditë.

“Procedurat janë të qarta. Është caktuar seancë për të enjten. Seanca duhet të ketë epilog. Epilogu mund të jetë, votohet mosbesimi, bie qeveria. Nuk votohet mosbesimi, vazhdon qeveria, por 90 ditët e radhës nuk mund të ketë mocion të ri”, deklaroi Xhaferi./albeu.com


Shtuar 10.11.2021 08:58